Pesëdhetëvjetori I fjalorit “Bashkimi”

Kujtime të reja e të vjetra

Autorët

  • Prof. Karl Gurakuqi

Abstrakti

Në Tiranë qënka mbajtë Kongresi i parë i "Lidhjes së shkrimtarvet dhe artistëvet të Shqipnis". Për katër ditë me radhë, prej 16 deri me 19 maj të vjetit 1957, pjesëmarrsit, secili mbas argumentit të paracaktuem e të kontrolluem, paskan çfaqë mendimet e veta se qysh u dashka përmirsue gjendja kulturore e vendit. Si për çudi, të gjith folsit, pa përjashtim, paskan ra në godi, tue dashtë me i a mbushë menden botës, se përpara se të vijshin ata në fuqi, Shqipnija paska qënë në nji gjum të randë dhe se paska qenë nevoja e "Partis së Punës" për me e zgjue!
Çdokush, Shqiptar apo i huej, përpara këtij pohimi, padashtas shtërngohet të vijë në ket përfundim: ase rinija shqiptare e sotme nuk e njef të kaluemen, apo nuk guxon të hapë gojën. Arsyetimi i parë nuk ka themel, pse mjafton të shkohet në Bibljothekën Kombtare të Tiranës, ku janë gmmbullue libra, fletore, të përkohëshme, dorëshkrime, të sekuestrueme ndër istitute fetare dhe shtëpija private, e aty mund të preket me dorë prodhimi letrar i brezit të përparëshëm.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-10

Si të citoni

Gurakuqi, K. (2023). Pesëdhetëvjetori I fjalorit “Bashkimi”: Kujtime të reja e të vjetra. Phoenix, 2(3-4), 58–62. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1307

Numri

Seksioni

Arkiv