Urbanistikë, traditë e individualizëm

Autorët

  • Willy Kamsi

Abstrakti

Zhvillimi i nji qyteti supozon ndërrimin dhe zavendësimin harmonik të ndërtesave dhe të objekteve në përgjilhësi, tue iu përshtatë jo vetëm ndryshimeve social-kulturore, por edhe kërkesave në rritje të popullsisë që banon aty, madje të individit, i cili zen vendin e parë në ketë kontekst, tue ruejtë kështu njiheri edhe ata elementa të traditës, që përfaqësojnë tiparet dalluese të vetë qytetit dhe që domosdoshmënisht duhen ruejtë.
Se sa i asht përshtatë dhe ndëjë besnik këtij koncepti, mjaft të thjeshtësuem të zhvillimit urbanistik, qyteti i Shkodrës ketë nuk mund ta thomi. Asht e qartë se nji qytet me shumë premisa orientale, spontane në përbamjen e tyne, nuk mund të shndërrohet në nji qytet krejt modern, si edhe nuk mund të pësojë ato ndryshime me futjen e elementave të rij, të marrun dhe të shartuem ose të zbatuem në mënyrë të dhunshme me ndërtime ose me projekte të huazueme nga qytete të vendeve të tjera.
Shkodra tue pasë qenë zhvillue mbi nji rrezatim rrugësh që niseshin prej pazarit në drejtim të pjesës së thellë të territorit, iu nënshtrue detyrimisht kësaj shtrimjeje mjaft spontane të qytetit pa një shestim të studjuem. Vetë shpërndamja e objekteve, fillimisht ndërtesa banimi, me çardak, me kullë sane e të tjera ndërlime që i shërbejshin ekonomisë së mbyllun familjare qytetse, ma fort pranë nji ekonomie fshatare se sa të nji qyteti të mirëfilltë, sollën për arsye të ndryshme edhe largimin e qytetit prej nji bërthame të lashtë mesjetare që shtrihej përreth kodrës së këshljellës.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-10

Si të citoni

Kamsi, W. (2023). Urbanistikë, traditë e individualizëm. Phoenix, 2(3-4), 72–76. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1310

Numri

Seksioni

Artikuj