Shqiptar në Amerikë

Autorët

  • Aleksandër Dardeli

Abstrakti

Gjëja e parë që mësova në Amerikë për Shqipërinë është se thuajse kurrkush nuk e di ku bie. "Ah, Shqipëria," reagoi një flokëkuqe që takova në një mbrëmje në Athinë të Ohajos, "në veri të Nju Jorkut, apo jo?". Si është gjendja tani që u shpërbë Bashkimi Sovjetik?", pyeti një nga profesorët e mi herën e parë që shkova ta takoja pas mësimit. Kam ndeshur edhe në përjashtime që e sfidonin origjinën e tyre amerikane me hollësitë që mund të recitonin për vendin tim. "A është ngushtuar hendeku mes gegëve dhe toskëve?", më pyeti një punonjëse biblioteke.
Interesante, por pak e vonuar. Të flasësh për gegët dhe toskët në Shqipëri është si të flasësh për skallavopronarët e jugut dhe abolicionistët e veriut në Shtetet e Bashkuara. "E dëgjoja rregullisht Radio Tiranën me valë të shkurtra. A ka vdekur ai...Hoxha, po Hoxha... a ka vdekur?", më pyeti një trajner basketbolli për shkolla të mesme kur iu prezantova.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-10

Si të citoni

Dardeli, A. (2023). Shqiptar në Amerikë. Phoenix, 2(3-4), 81–99. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1312

Numri

Seksioni

Ese