10-vjetori "Deklaratës" së gjuhëtarëve të Shkodrës
Abstrakti
Në prill të vitit 1992 Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i dërgonte Katedrës së Gjuhës Shqipe të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" një shkresë të firmosur nga drejtori i tij, z. Jorgo Bulo, ku vihej në dijeni se do të përkujtohej 20-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit. Në platformën, që pasonte shkresën, shkruhej: "Në nëntor 1992 mbushen 20 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili sanksionoi kurorëzimin e procesit të njësimit të gjuhës letrare kombëtare Kjo platformë, ashtu siç qemë mësuar, tingëllonte si direktivë partie. Pra, gjuhëtarët do të mblidheshin jo për të shpalosur mendimet e tyre, po thjesht për të glorifikuar vendimet e Kongresit.