Lekë Margjini nji mirditas atdhetar i flaktë
Abstrakti
Para nji vjeti, kur isha në Rrëshen për promovimin e lihrit të Fabian Barkatës, përkthim i Karl Gurakuqit, cjë md nëfund, me iniciativë të letrarëve të rij të Mirditës dsht ribotue, pata rasën me pa në gazetën « Mirdita » se e kishin kujtue nji mirditas që i ka lanë nam vetes, Mirditës e Shqipnisë, kudo ku ka qenë. Lekë Margjini, ashtu si e kujtojmë të gjithë na që e kemi njohë, kishte mbetë i harruem, si sa e sa atdhetarë të tjerë të cilët u futën në politikë, jo për përfitim të vetin, për rroga të majme, për miliona dollarësh, për pallate 17 e 18 katëshe, por vetëm e vetëm, mbasi Shqipnia u lirue prej barbarizmit turk, për me e çue në rrugën e zhvillimit, pra drejt Europës së qytetnueme, tue e shkëputë prej kthetrave të nji regjimi teokratik, fanatik dhe ndrydhës të çdo lirie e zhvillimi, regjim tejët të mbrapambetun.