Motra e Gjergj Elez Alisë dhe Tringa e At Gjergj Fishtës
Abstrakti
Në tri parathënie librash cilësorë të autorëve bashkëkohorë me të, Prennushit, Koliqit e Gjeçovit, Fishta bën vlerësime ekstra për
arketipin popullor, për formën fillestare ku u mbështet vjershërimi i kultivuar. Ai e përcakton krijimtarinë popullore si poezi jo e mendjes, por e zemres e shpall gjuhën shqipe të aftë për të sjellë klasikët e çdo kombi ^ dhe paralajmëron se në folklor do të ndeshesh me tipat më të lartë Ky adhurim jo rastësisht i përsëritet tri herë rresht, mbasi ai ndërkohë po shkruante kryeveprën e tij, epopenë kombëtare "Lahuta e Malcis", me baticë -zbaticën e arketipit dhe të prototipit. Duke bërë përqasje të afërta e të largëta mes një kënge kreshnikësh "Gjergj Elez Alia" dhe këngës së njëzetedytë të "Lahutës...", "Tringa", përveç pikave bashkuese, dalin edhe parametra ndarës. "Nga këndi i funksionit, në vepër, Tringa ngjet me të motrën e Gjergj Elez Alisë..., ndërkaq në një kënd
tjetër shikimi, ngjet me malësoret burrnesha e trimëresha, që nuk dorëzohen para rreziqeve më të mëdha" Pikërisht vijat e
ndarjes mes tyre do t'i ftillojmë rast pas rasti.