Sami Frashëri për arsimin kombëtar

Autorët

  • Prof. as. Dr. Njazi Kazazi

Abstrakti

Sami Frashëri ka hyrë në historinë e kuturës shqiptare jo vetëm si ideolog, encikopedist, përkthyes, erudit, filozof e sociolog, por
edhe si pedagog, didakt dhe autor tekstesh shkollore. Tashmë jane të njohura idetë e tij për zhvillimin e arsimit kombëtar,
hapjen e shkollave dhe deri tek universitetet shqiptare (njëri nga të cilet edhe në Shkodër) që u shpalosen në veprën-program të
Rilindjes Kombëtare "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe çdo të bëhetë" (Bukuresht, 1899). Rendësinë e shkollës, rolin dhe funksionin e saj Samiu e shprehuedhe në y/Emsalet" (Fjalët e urta) e tij që i botoi, më 1879. Tëtilla si: "Nuk ka jetë njerëzore pa arsim", "Fëmija duhet të marrëmësim pare se të bëhet 7 vjeç dhe edukimi i tij duhet të fillojë ditën që lind", tregojnë domosdoshmërinë që ndjente Samiu për ngritjen e arsimit të organizuar si dhe moshën shkollore kur duhet të fillojë ky arsimim. Në librin që përmendëm, ka edhe të tjera fjalë te urta që plotësojnë shumëkëndëshin e tematikës për arsimin. Në tërësi, ato shpallin synimet e përparuara të Samiut në fushën e arsimimit dhe të edukimit të fëmijëve të moshës shkollore.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-20

Si të citoni

Kazazi, N. (2023). Sami Frashëri për arsimin kombëtar. Phoenix, 6(1-3), 91–95. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/849

Numri

Seksioni

Artikuj