Me ç’kushte, filozofikisht, mund të komunikohet e vërteta?

Autorët

  • Dom Ndoc Nogaj

Abstrakti

Mund të komunikohet e vërteta, por filozofikisht me çfarë kushtesh? Pyetja, përgjigja e së dlës duket, por vetëm duket, evidente,
u përket për së afërmi mësuesve dhe edukatorëve, prindërve dhe meshtarëve, gjithë atyre që ushtrojnë në njërën ose tjetrën formë detyrën e mësuesit. Sidoqoftë na përket edhe çdonjërit nga ne, sepse jo vetëm si "veprues" por edhe si dëgjues, ne të gjithë informohemi nga gazetat, nga TV, nga miqtë, nga çdo lloj tjetër takimesh. Dhe themi të vërtetën, shumëfishimi i tanishëm i informacionit kërkon të vihet në plan të parë rëndësia e këtij problemi. Mësuesi një kohë mund të mos preokupohej së
tepërmi për mundësinë e mësimit; i mjaftonte të kujtonte tekste të mrekullueshme të Shën Agustinit (De magistro) ose të Shën
Tomës (De veritate XII). Por sot shumëzimi i informacioneve dhe i vetë burimeve ka vënë në krizë të vërtetën dhe komunikimin e
saj. Ne dimë sa e vështirë është të informojmë mbi ngjarjet. Shpresojmë që informacioni të na thotë të vërtetën. Por a i ka ky
nijetet për ta bërë këtë? Dhe, meqënëse shpesh zbulojmë se kemi mbetur të gënjyer nga informacionet tona, na lind dyshimi për
vetë mundësinë që kemi për të arritur të vërtetën.

Fjalët kyçe:

Alb

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-22

Si të citoni

Nogaj, N. (2023). Me ç’kushte, filozofikisht, mund të komunikohet e vërteta?. Phoenix, 1(2), 3–18. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/852

Numri

Seksioni

Artikuj