Protektorati i kultit Austro-Hungarez mbi popullsinë katolike të Shqipërisë së veriut

Autorët

  • Dr. Kurt Gostentschnigg
  • Gjergj Preluca
  • Gjergj Kola

Abstrakti

Ndikimi politik dhe ekonomik i Austro-Hungarisë mbi popullin shqiptar u vu në veprim nëpërmjet Protektoratit të Kultit, protektorat që Monarkia e arriti me Paqen e Sitvatorok-ut më 1615 i cili parashihte fillimisht mbrojtjen e Klerit Katolik në Perandorinë Osmane. Në Paqen e Karlowatz-it, më 1699, u arrit zgjerimi i protektoratit mbi të gjithë të krishterët nën sundimin turk. Porse, vetëm me Marrëveshjen e Beogradit, të vitit 1739, këto të drejta fituan me të vërtetë një zbatim, në të cilin Habsburgëve iu dha një patentë e posaçme e trashëguar më parë prej Venedikut e që kishte të bënte me mbrojtjen e të gjithë katolikëve të Europës nën pushtimin turk. Në Paqen e Sistovit, 1791, kemi një zgjerim të këtij privilegji, duke i lejuar Austro-Hungarisë të hapte një konsullatë në Shkodër dhe një nënkonsullatë në Durrës. Në Kongresin e Vjenës Monarkisë Austriake iu dha e drejta të kishte nënkonsullata të tjera, si në Vlorë, Janinë dhe Prevezë.

Fjalët kyçe:

Alb

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-23

Si të citoni

Gostentschnigg, K., Preluca, G., & Kola, G. (2023). Protektorati i kultit Austro-Hungarez mbi popullsinë katolike të Shqipërisë së veriut. Phoenix, 4(1-2), 36–43. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/874

Numri

Seksioni

Artikuj