Probleme të lëvrimit të Shqipes së shkruar në gjysmën e parë të shekullit XX
Abstrakti
Mungon deri sot një histori e gjuhës së shkruar shqipe që nga fillimet, çka e vështirëson shumë nxjerrjen e përfundimeve të sigurta për lëvrimin e shqipes së shkruar në shekuj. Po kjo sigurisht nuk do të thotë aspak që nuk ka studime. Përkundrazi janë të shumtë studiuesit shqiptarë, po edhe të huaj, që i janë ofruar kësaj problematike, si edhe studimet e artikujt e botuar prej tyre për këto probleme. Do të veçoja këtu autorë të tillë si: A. Xhuvani, K. Cipo, E. Çabej, Sh. Demiraj, I. Ajeti, S. Riza, O. Myderizi, R. Ismajli e shumë të tjerë. Po gjithësesi këndi i vështrimit vetëm pjesërisht ka qenë në funksion të ndërtimit të një historie të shqipes së shkruar). Mendoj se ende nuk kemi arritur të përvijojmë një linjë të qartë studimesh me një rnetodë të përcaktuar mirë për historinë e shqipes së shkruar e në mënyrë të veçantë për historinë e gjuhës së shkruar të letërsisë artistike. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar studiuesit të japin mendimet e tyre për lëvrimin e shqipes së shkruar, në përgjithësi, dhe asaj të letërsisë artistike, në veçanti, në periudhën ndërmjet shekujve XVI-XVIl, XVIII-XIX dhe të shekullit XX Ne në këtë punim do të ndalimi në disa nga veçoritë themeJore të shqipes së shkruar ashtu siç paraqitet ajo në gjysmën e parë të shekullit XX, duke e vështruar atë edhe si përfaqësuese kryesor të shqipes së shkruar të kësaj periudhe.