60 - vjetori i ribotimit të një gramatike
(1943-2003)
Abstrakti
Justin Rrota (1889-1964) është padyshim ndër emrat më të shquar të letrave shqipe, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Ai ishte gramatikan (sintaksolog), estet, tekstolog, studiues i thellë i historisë së gjuhës së shkruar shqipe, pedagog, komentues dhe novelist. Është përfshirë si zë në vete në veprën Leksioni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001", të H. Hasanit, botuar në Prishtinë nga Shtëpia Botuese "Faik Konica"2003, fq.384. J. Rrota lindi në Shkodër me 17 shkurt të vitit 1889. Pas mësimeve të shkollës fillore dhe atyre të mesme ndër institute të ndryshme françeskane, studimet e larta filozofike e teologjike i kreu në VVilach e në qytete të tjera të Austrisë, ku ndërkohë thelloi kulturën filologjike klasike e modeme.