Ludvig Von Thalloczy (1854-1916)

Autorët

  • Enriketa Papa

Abstrakti

Taloci për nga origjina ishte hungarez i lindur në Ofen (Hungari) më 8 dhjetor 1854. Ishte themeluesi i kërkimeve dhe hulumtimeve hungareze mbi Ballkanin. Studimet i kreu në Universitetin e Budapestit. Më vonë punoi në Arkivin Shtetëror të Hungarisë. Viti 1877 e gjen si docent në Universitetin e Budapestit. Punoi edhe si drejtor i Arkivit të Financave të Vjenës. Taloci ka qenë president i Shoqatës së Historianëve Hungarezë dhe gjithashtu bashkëthemelues i Akademisë së Shkencave Hungareze. Fatkeqësisht, gjatë kthimit nga varrimi i perandorit të Austro-Hungarisë, Franc Jozefit I, gjen vdekjen në një aksident me tren më 1 dhjetor 1916, në Herceghalom.l)
Veprat ku duket dhe kontributi i Talocit si historian mbi studimet për Shqipërinë janë përkatësisht, përmbledhja dokumentare
"Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia,, dhe "Illyrisch-Albanischen Forschungen„ (Kërkime iliro-shqiptare).
Të dyja këto vepra, kaq të rëndësishme për albanologjinë, si një burim i rëndësishëm informacioni, kanë si bashkautor të tyre përveç Talocit edhe Jireçekun, Shuflajin dhe albanologë dhe historianë të tjerë.

Fjalët kyçe:

Alb

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-24

Si të citoni

Papa, E. (2023). Ludvig Von Thalloczy (1854-1916). Phoenix, 7(1-6), 97–112. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/896

Numri

Seksioni

Artikuj