Lidhja e dytë e Prizrenit, 1943-1944 me rastin e 60 vjetorit
Abstrakti
Më 21 shtator 1943, mbas vendimit të marrun në KUVENDIN historik të 16-29 shtatorit 1943, të mbajtun në Prizrenin "e liruem" nga okupatori italian e në praninë e një mase prej mijëra qytetarësh të Prizrenit, delegatët shqiptarë nga e gjithë Kosova, u drejtuen kah ndërtesa historike e Lidhjes Shqiptare te PrizrenIt, dhe "...nënshkruen me solemnitet vendimet e marruna në prani të autoriteteve të vendit e popullit." Me këtë akt publik u themelue zyrtarisht Lidhja e Dyte e Prizrenit, si trasheguese e parimeve dhe qellimeve të përcaktueme nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, 1878-81.