Vokacioni atdhetar dhe kontradiktat e Nolit
Abstrakti
Është folur shumë për kontradiktat e Nolit, aq sa është thënë që "ekzistojnë shumë Nolër, në kundërshtim me njëri tjetrin". Janë quajtur ato kundërthënie, inkoherenca, kontradikta dhe paradokse. Është më se e vërtetë që Noli të jep mundësi e argumente që
ta trajtosh atë kontradiktor në disa hulli. Në vorbullën e kontradiktave noliane, ato më ngacmueset janë dy: a ka qenë Peshkopi ynë i shquar besimtar a jobesimtar, për të mos thënë kundërshtar i besimit dhe, në zgjidhjen e problemeve të mëdha shoqërore e politike, a ka qenë për përdorimin e dhunës a kundra saj, a ka qenë revolucionar a kundërrevolucionar? Po jap mendimin tim, duke i peshuar kontradiktat në vokacionet e tij, të ciiat gjithashtu kanë qenë të shumta, por duke u përpjekur të nxjerr në dukje prej tyre ato më rëndësorët.