Me rastin e 60-vjetorin e vdekjes së kompozitorit Gjon Kujxhija
Abstrakti
Në shtator të këtij viti u mbushën plot 60 vite kur si pasojë e një bombardimi mbi qytetin e Firencës (Itali) me 25 shtator 1943, vdiq në moshën 24-vjeçare muzikanti dhe studiuesi i apasionuar i folklorit muzikor shkodran Gjon Kujxliija. Lindur në Shkodër me 19 shtator 1919, Gjoni do të manifestojë nga viti në vit një ndjeshmëri të hollë për këngën popullore, folklorin muzikor të qytetit të tij të lindjes. Bir i një familjeje të nderuar qytetare, në gjirin e së cilës gumëzhinin zërat e pesë djemve dhe dy vajzave të Kolë Kujxhisë, Gjoni ende fëmijë, shfaq shenjat e para të talentit dhe të angazhimit të tij të mëvonshëm në jetën artistike-muzikore të qytetit të Shkodrës. Pikërisht shtëpia e Kolë Kujxhisë, e vendosur në lagjen e mirënjohur Gjuhadol të këtij qyteti, do të jetë edhe skena e parë
ku vëllezërit, motrat dhe bashkëmoshatarët e familjeve fqinje me to, këndonin dhe recitonin të duartrokitur nga prindërit dhe
familjarët e tyre më të mëdhenj.