Pjetër Ndoc Daragjati pionier i tregtisë italo-shqiptare
Abstrakti
Kur flasiin për Shkodër duhet të kemi I gjithnnonë parasysh e të kujtojmë ata që i dhanë ndriçim, pasuni e kulturë ndër shekuj. E prej këtyne rrjedh edhe nami që mori Shkodra në Lindje e Prendim. Kur flitet për Shqipni, të gjithë ata të huej që kanë pasë të përpjekun me shqiptarë, në çdo kohë e në çdo vend, kanë kujtue vetëm e vetëm Shkodrën. Dhe Shkodra njihej për nji veçanti të saj, mbasi ishte nji qytet i cili, për hir të qytetarëve të vet, të gjallnisë së tyne në të gjitha fushat, për hir edhe të ruejtjes së traditave ina të mira të popullit tonë, të mikpritjes e të zemërgjanësisë në marrëdhanie me kedo, kishle krijue, në të gjithë ata që kanë pasë punë, ose që kanë jetue aty njifarë kohe, nji dashuni e nji nostalgji të thellë kur largoheshin prej saj.