Rreth bazës dialektore të « gramatikës shqipe » të Pashko Vasës

Autorët

  • Bahri Beci

Abstrakti

Me 1878, në broshurën me titull « Alfabeti i gjuhës shqipe »” Pashko Vasa njoftonte se kishte në mend të botonte, ndër të tjera, edhe
një gramatikë të gjuhës shqipe, si edhe një falor. Pas nëntë vitesh, më 1887 e botoi gramatikën në frëngjisht me titullin « Grammaire
albanaise a l’usage de ceux qui desirent apprendre cette langue sans l’aide d’un maitre »,,kurse Qalorin nuk arriti ta botonte.
« Gramatika shqipe » u shkrua, pra, nga Pashko Vasa « për t’u përdorur nga ata që dëshironin ta mësonin shqipen pa ndihmën e një
mësuesi ». Pra, qëllimi i Pashko Vasës ishte, siç shkruan ai, « t’ia nënshtronte gjuhën shqipe disa rregullave të qëndrueshme dhe të
njëtrajtshme, ta vëmë para gjithë botës dhë t ’ua japim në dorë dijetarëve evropianë një udhëzues të sigurtë në mënyrë që këta të
mundin ta mësojnë gjuhën në fjalë pa ndihmën e një profesori ». Pra, synimi i Pashko Vasës ishte të bënte një gramatikë praktike të gjuhës shqipe për të huajt.

Fjalët kyçe:

Alb

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-25

Si të citoni

Beci, B. (2023). Rreth bazës dialektore të « gramatikës shqipe » të Pashko Vasës. Phoenix, 8(1-6), 120–129. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/913

Numri

Seksioni

Artikuj