Ringjallje
Abstrakti
Vuanim, vdisnim, por asnjëherë nuk e shua në mendjet dhe zemrat tona shpresa, siguria se do të vinte një ditë kur do pushonin lotët, do të numd të flisnim hapur, të shkruanim çfarë mendonim dhe ta ngrinim zërin lart për të mbrojtur të drejtat tona.
Paralel me zhdukjen fizike të udhëheqjes sonë, të rrënimit të faltoreve, u mbyllën shkollat, u mbyllën shtypshkronjat dhe vetëm mbajtja e një makine shkrimi pa leje quhej si një veprim antipushtet. Inteligjenca jonë, ajo që i shpëtoi persekutimit, u emargjinua
dhe fëmijët tanë u nxorën jashtë aulave të universiteteve. Dhe sikur të mos kishte qenë mjaft kjo, krahas dhunës dhe terrorit, shpërtheu në radiot, televizionin dhe kinematë tona, një vale shpifjesh dhe demigrimi. Dhe në vendin e këtyre rrënimeve u ngrit statuja e një qeverie të pazot. Por më në fund lutjet e një populli të pafaj shpuan qiellin dhe sollën agimin e një lirie që përsëri lusim të mos perëndojë kurrë mbi Shqipërinë tonë. I gjithë populli i shtypur, i përgjakur, të cilit i ishiri mohuar të drejtat e mendimit dhe të fjalës u ngrit përnjëherësh në këmbë, dhe në krye RINIA e tij, rrëzoi idhujt e intrigave e të pabesisë dhe pa humbur kohë filloi të ndërtojë jetën e re.