"Arturus africanus"
Abstrakti
... ja u bë edhe kjo ... magnetofoni po regjistron, po t'i them të gjitha, kur të kthehesh ti do të dëgjosh, do të kuptosh; do ta fillojmë siç na do zemra mua e ty, unë të njoh prej kohësh kurse ti mua aspak, duhet të më dëgjosh ... po filloj: përpara se të ndodhte ajo që ndodhi... do të të flas tani për gjihçka, gjithçka e vërtetë është, pse të të gënjej? Para kësaj ndodhie unë isha përgjegjës i departamentit të fotografive në C. R. D. P. pak rëndësi ka ... në provincë ... drejtori, jo fort i keq, i pazoti: për hiçgjë, ç'të të them më parë? Më 20 ose 21 tetor, nuk më kujtohet mirë, më thirri në zyrë, S'e ka për gjë të të thërrasë në zyrë. Tryezën e punës e kishte çuar
në fund, zyra, vjen për së gjati, e gjërë goxha, për të mbërritur deri te ai duhet kaluar në kundradritë.