Zhvillime progresive e post progresive në historinë e artit
Abstrakti
Konceptimi i Historisë së Artit si një histori shpikjesh që zhvillohen progresivisht i ka rrënjët në një trashigimi të hershme. Ndoshta është Pliny ai që i pari na prezanton një këndvështrim të tillë. Për Plinyn, Polygnotus paraqiti i pari njerëz me gojë të hapur, Pythagoros i pari paraqiti në skulpturë nervat e venat e po kështu Nucios dritë - hijen. Sot një konceptim i tillë mund të tingëllojë naiv e megjithatë është në fakt vetë Historia e Artit që na rezervon momente në të cilat shprehja artistike ka njohur zhvillime progresive.