Përkthimi para gjyqit të gjuhës
Bisedë intime, ekskluzive, me përkthyesin A. Marashi
Abstrakti
Deliktin e "Muratajës", kryer nga një Bako (botues i kësaj kohe kur pritet çdo gjë), e kisha dëgjuar krejt rastësisht në aulat tona sigurisht, pa mundur ta besoj; dhe fill pas kësaj u fol se kolegu Marashi po punonte në një studim për përkthimin letrar, i cili, pa asnjë ekuivok, do të ishte refleksion mbi gjuhën. Ndaj jam dhe ndër lexuesit e parë të denjë të "Përkthimit para gjyqit".