Demokracia e gjymtuar
Dialektika Pozitë - Opozitë
Abstrakti
I intervistuar nga një gazetar i RAI-t, mbas shpalljes së sondazheve në zgjedhjet lokale të 16 nëntorit në Itali, Massimo Cacciari, filozof, profesor estetike dhe kryetar bashkie i Venecias, i cili bashkë me koalicionin e qendrës së majtë kishte fituar mbi 60% të votave, shprehej: "Janë të dhëna tragjike e uroj që të mos konfirmohen. Kjo do të thotë se zgjedhësit nuk kanë pikë referimi të besueshme në qendrën e djathtë. Problemi nuk është tek Venecia, është çështje nacionale ...Demokracia mbahet në ekuilibrin
e dy peshave, nuk është hegjemoni ... Të dhënat që dalin nga këto zgjedhje janë të rënda sepse dëshmojnë që demokracia jonë është një demokraci topalle."