Shkarpat

(interpretim)

Autorët

  • Meritan Spahia

Abstrakti

Po rrinte me bërryla të mbështetun mbi parvazin e dritares. Binte shi. Kishte disa ditë që bante kohë e keqe. Aq, sa nuk mbahej mend fillimi i tij. Të dukej se kishte zanë fill që në vjeshtën e largët, i shoqnuem me një erë të fortë, shtëllungat e së cilës baheshin të dukshme me letra e gjethe të thata, të cilat, të randueme nga piklat e rralla, zhvendosjen e tyne mbi asfaltin e ashpër e banin me zhurmë. Zgjatja e teprueme e tij kishte ba në njerëzit një efekt të tillë që, në mënyrë të pavetëdijshme, të mos e mendonin diten
pa te. Të zbardhej një nadje pa shi, kjo për ta do të ishte çudi. Po kështu, po kaq të çuditshme do të ishin muzgjet e mbramjet. Ishte vazhdimisht në praninë e tyne. Shi. Shi. Pa pushim. Rrinte në sfondin e ditës, duke e ba ate të grihtë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-26

Si të citoni

Spahia, M. (2023). Shkarpat: (interpretim). Phoenix, 2(1), 56–62. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/934

Numri

Seksioni

Ese