Mbi gjeografinë e kristianizmit

Autorët

  • As. Prof. Dr. Trifon Ziu

Abstrakti

Gjeografia e besimit është pjesë e gjeografisë kulturore (shih Phoenix 1997/1). Në vazhdim të studimit të kësaj gjeografie është edhe ky shkrim me të cilin dëshiroj të sjell para lexuesit disa aspekte kryesore të gjeografisë së kristianizmit. Nuk ka kufij të prerë midis asaj që është gjeografike dhe asaj që është historike. Prandaj, krahas aspekteve gjeografike si shpëmdarja gjeografike e kristianëve, numri i tyre i përgjithshëm, numri sipas sekteve dhe rajoneve, ndarjeve të mëdha etj., integrohen shkurt edhe aspekte historike si lindja dhe përhapja e fesë kristiane, persekutimi dhe motivet e persekutimit, probleme të brëndshme që kanë të bëjnë me ndryshime konceptuale dhe me perspektiven e kristianizmit etj. Në pamje të parë duket se kemi të bëjmë me probleme apo informacione që njihen nga njerëzit. Mendoj se shumë pak njerëz kanë njohuri të mjaftueshme e të sakta. Shumica dinë gjëra të pjesshme, të pasakta e të pa strukturuara. Prandaj, shpresoj që ky shkrim modest kontribuon për plotësimin e njohurive te lexuesve rreth disa çështjeve të kristianizmit në prag të 2000 vjetorit të lindjes së tij. Shpërndarja botërore e besimeve formon një kompleks
formash më të larmishme se ato të gjuhëve. Çdo besim ka një vend orgjine prej nga është përhapur. Rritja e vazhdueshme e
mjeteve dhe e teknologjisë së komunikimit kanë ndihmuar në përhapjen e përzjerjen e besimeve të ndryshme në hapsira të mëdha. Shpërndarja gjeografike e besimeve jepet nëpërmjet hartave përkatëse. Ato japin shumë informacion, por nuk arrijnë të

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-26

Si të citoni

Ziu, T. (2023). Mbi gjeografinë e kristianizmit. Phoenix, 2(1), 88–102. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/937

Numri

Seksioni

Artikuj

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor