Parathanie e nji fjalori të panjohun shqip-gjermanisht, të profesorëve Karl Gurakuqi dhe Ndue Paluca

Autorët

  • Gjergj Kola

Abstrakti

Para pak kohëve, studiuesi shqiptar nga Republika e Kosovës, Magjistër Albert Ramaj (Karl Franzens Universitcit Graz), arriti të zbulonte në Graz, pas vitesh të tëra harrese dhe humbjeje, dorëshkrimin e një fjalori të rrallë, të profesorëve të nderuar Karl Gurakuqi dhe Anton (Ndue) Paluca, të shkruar në Austri, pas Luftës së Dytë Botërore. Fjalori është një vepër me vlera të pakrahasueshme studimore për pasurinë gjuhësore të përfshirë, për shpjegimet e thelluara leksikografike dhe vlerat praktike. Studiuesi Ramaj, me një korrektësi shembullor, informoi familjarët e njërit prej autorëve për këtë zbulim, dhe nëpërmjet revistës sonë kërkon t'i bëjë të njohur lexuesve shqiptarë pak nga përpjekjet e paepura të këtyre kolosëve të ndaluar, në hulumtimin e gjuhës e kulturës amtare nëpërmjet botimit të parathënies kuptimplote të kësaj vepre të pabotuar. Ky material u përkthye në shqip prej gjermanishtes nga poeti shkodran me banim në Graz, Gjergj Kola.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-26

Si të citoni

Kola, G. (2023). Parathanie e nji fjalori të panjohun shqip-gjermanisht, të profesorëve Karl Gurakuqi dhe Ndue Paluca. Phoenix, 2(1), 103–108. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/938

Numri

Seksioni

Përkthime