Kapërcyelli i çështjes Shqiptare
Abstrakti
Çështja shqiptare në kapërcyell drejt shekullit të 21-të paraqitet si një ndër problemet më interesante e ndër më të ndërlikuarat
në skenen e historisë bashkëkohore europiano-lindore. Interesi ndaj saj qëndron në faktin se shqiptaret po kalojnë aktualisht në një proçes rilindjeje të dytë në të gjithë hapesiren etnike, një proçes të ripërcaktimit plotësues të identitetit etnokulturor, një proçes nacional-demokratik me karakteristika të veçanta ndër shtetet ku bëjnë pjesë, ndër proçese çlirimtare e shtet-formuese mjaft të ndërlikuara dhe të veçanta dhe momentalisht, është ndër popujt më të përfshirë nga proçesi i migrimeve të brendshme dhe të jashtme.