E veçanta e besimit të Krishterë
Abstrakti
Në botën e sotme, karakterizuar nga pluralizmi fetar, gjenden shumë fonna feje në të cilat besimtarët janë të thirrur jo për të luftuar
me njëri-tjetrin, por për të dialoguar mes tyre. Por që ky dialog ndërfetar të jetë i saktë dhe të mos transformohet në një sinkretizëm fetar, që në ditët e sotme është një rrezik i rëndë, është e domosdoshme që çdo besim të paraqitet në pikëpjekjen e dialogut me identitetin dhe karakteret e tij specifike. Qe atëherë domosdoshmëria për të krishterët për t’u thelluar në besimin e vet, për të nxjerrë në pah të veçantën e saj, dua të them karakterin për të cilin ai besim i mbajtur nga ata është i krishterë dhe dallohet rrënjësisht nga të gjitha besimet e tjera. Çfarë e bën atëherë që besimi ynë të jetë i “krishterë”?