Europa duhet të bëhet atdheu i vlerave tona të përbashkëta

Autorët

  • Vaclav Havel
  • Dr. Gëzim Hoxha

Abstrakti

Është e ditur tanimë, se njeriu nuk është një dukuri në vetvehte, identiteti i të cilit do të qëndronte pa asnjë lidhje me rrethanat jetësore të tij dhe si i tillë ai të ishte plotësisht i pavarur. Përkundrazi, identiteti ynë bashkëformësohet nëpërmjet shtresëzimeve të shumta dhe rrathëve të tyre, çka në përgjithesi, mund të karakterizohen si mjedisi ynë jetësor. Familja jonë, rrethi i shokëve apo i njerëzve të një besimi, shtëpia në të cilën ne jetojmë, bashkësia apo rrethi ynë, duke përfshirë këtu edhe peisazhin natyror, i cili i jep trajtë atij, firma apo profesioni ynë, organizata në të cilën jemi aktivë, grupi popuUor-krahinor apo kombi ynë, shteti, qytetarë të të cilit ne jemi, por gjithashtu edhe rrethi më i gjërë civilizues, ku ne ndjehemi pjestarë nëpërmjet rrënjëve të lashta dhe historisë sonë, dhe në fund të fundit gjithashtu edhe qytetaria jonë tokësore- të gjitha këto, janë shtresëzime të ndryshme të mjedisit tonë jetësor.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-27

Si të citoni

Havel, V., & Hoxha, G. (2023). Europa duhet të bëhet atdheu i vlerave tona të përbashkëta. Phoenix, 3(1), 4–8. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/949

Numri

Seksioni

Përkthime