Dy memorandume të Fan Stilian Nolit në “Somerset Record Office”

Autorët

  • Mirela Kamsi Gurakuqi

Abstrakti

Të gjitha kombet ndërluftuese të Europës, menduan se ishte e nevojshme të dërgonin në SHBA misionarë për të paraqitur kauzat
e tyre përpara opinionit publik amerikan. Ata kanë bërë të njëjtën gjë në të gjitha vendet e tjera asnjanëse, por këtu në Amerikë, për me tepër, ata kanë organizuar edhe sistemet e tyre propagandistike në një shkallë aq të gjërë, saqë ky vend u bë një fushëbetejë aq e rëndësishme për t'u fituar, sa edhe çdo fushëbetejë tjetër reale në Europë. Unë mendoj se arsyeja është e qartë: Ata kanë kuptuar se mbështetja morale dhe materiale e këtij vendi është e një rëndësie aq të madhe sot dhe mund të ketë një karakter përcaktues në të ardhmen, mbasi SH.BA mund të marrin përsipër rolin e arbitrit të Botës.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-27

Si të citoni

Gurakuqi, M. (2023). Dy memorandume të Fan Stilian Nolit në “Somerset Record Office”. Phoenix, 3(1), 34–46. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/951

Numri

Seksioni

Përkthime