Zhvillimi i gjuhësisë në Insbruk të Austrisë

Albanologjia si një drejtim i veçantë kërkimor

Autorët

  • Dr. Petrit Kotrri

Abstrakti

Duke pasqyruar zhvillimet e gjuhësisë në një universitet perëndimor; me tradita të hershme dhe të shquara, siç është ai i Insbrukut të Austrisë, aq më tepër aty ku albanologjia, nga vitet '60 e deri më sot, përmes punës përkushtuese e pasionante të indoevropianistit dhe albanologut të njohur, Hermann M.Olberg-ut, ka shënuar një nga fushat e rëndësishme të kërkimit shkencor, synoj të paraqes para lexuesit zhvillimin e gjuhësisë në Insbruk, më konkretisht në Institutin e Gjuhësisë që vepron atje, me rrugën, konceptet dhe metodat evropiane të traditës dhe të bashkëkohësisë. Për këtë qëllim jam mbështetur veçanërisht në literaturën e posaçme që ka të bëjë me objektin në fjalë, si dhe në njohjen time të drejtpërdrejtë me arritjet dhe zhvillimin e Institutit të Gjuhësisë të Universitetit të Insbrukut, gjatë kohës së studimeve të mia për doktoratë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-27

Si të citoni

Kotrri, P. (2023). Zhvillimi i gjuhësisë në Insbruk të Austrisë: Albanologjia si një drejtim i veçantë kërkimor. Phoenix, 3(1), 47–59. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/952

Numri

Seksioni

Artikuj