Pasuria gjuhësore në “Kanunin e Lekë Dugagjinit”
Abstrakti
Në Kanunin e Lekë Dukagjinit (varianti i Pukës) pasuria gjuhësore e shqipes është shpalosur në tërë gjerësinë dhe thellësinë e saj. Nuk besoj të ketë vepër tjetër ku gjuha shqipe të paraqitet aq saktë, aq e përkryer e në të njëjtën kohë e ndërtuar krejt thjesht, por gjithsesi e aftë për të shprehur në mënyrë të plotë norma morale e juridike që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet njerëzve. Mbase është edhe merita e z. Meçi, që një pjesë të përmbledhjes e ka dhënë me shkronja kursive, duke ruajtur të paprekur formulimin e vetë vendësve.