Parimi i utilitarianizmit dhe rregullat e tij kontradiktore

Autorët

  • Dr. Tonin Gjuraj

Abstrakti

Sjellja shoqërore dhe veprimet e njerëzve kanë qenë gjithnjë shqetësim për shoqëritë, të cilat në çdo kohë kanë synuar të ruhet
rendi dhe të garantohet një lloj sigurie shoqërore për anetarët e vet. Çdo shoqëri vendos rregulla morale, parime dhe ide në lidhje me atë që konsiderohet e drejtë ose e padrejtë, e mirë ose e keqe, korrekte ose jokorrekte, etj. Nga ana tjetër, rregullat dhe standartet e ndryshme të kësaj shoqërie janë mënyra të pranisë së rregullatorëve të jetës shoqërore. Veprimet e njerëzve janë gjithnjë të kushtëzuara prej normave të tilla, pra prej rregullave dhe standarteve të shoqërisë ku jetojnë. Është e rëndësishme të themi se, njerëzit nuk janë indiferentë ndaj veprimeve dhe sjelljes shoqërore, gjë që do të thotë se ata nuk konstatojnë thjesht atë çfarë janë, por përpiqen të interpretojnë dhe të vlerësojnë veprimet dhe sjelljen e tyre. Madje ata bëjnë përpjekje t'i japin kuptim një ngjarjeje, veprimi ose sjelljeje shoqërore.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-27

Si të citoni

Gjuraj, T. (2023). Parimi i utilitarianizmit dhe rregullat e tij kontradiktore. Phoenix, 3(1), 103–111. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/958

Numri

Seksioni

Artikuj