Instrumentet për rregullimin e marrdhënieve juridike dhe zgjidhjen e konflikteve e drejta zakonore apo ligji pozitiv?

Autorët

  • Lulzim Lelçaj

Abstrakti

Qysh kur lindi shoqëria njerëzore linden edhe mardhëniet midis anëtarëve të saj, lindën konfliktet e mosmarrëveshjet mes njerëzve,
si dukuri të natyrshme që shoqëronin këto marrëdhënie mes tyre në këtë bashkësi. Ndoshta në atë kohë duhet të kenë lindur edhe
embrionet e para të mënyrave të zgjidhjes së konflikteve, sepse do të kishte qenë fatale për ekzistencën e shoqërisë njerëzore nëse nuk do të kishte pasur një rregullator të saktë që do të ruante një ekulibër dinamik mes konflikteve dhe pajtimeve, apo e thënë në
mënyrë të përgjithshme, gjendjeve konfliktuese dhe atyre normale të një shoqërie në mungesë të shtetit. Me trashëgimin e vlerave
shpirtërore nga brezi në brez u përcoll edhe ajo eksperiencë e pasur njerëzore e zgjidhjes së gjendjeve apo situatave konfliktuese, duke krijuar një korpus zakonesh dhe "precedentesh" të cilët shërbenin si instrumente për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe konfliktet. Ky proçes i gjatë solli që në fund të kishim jo vetëm një transmetim të të gjithë asaj eksperience të brezave, por edhe pasurimin e kësaj eksperience duke lindur rregulla të reja, apo duke u shuar disa të tjera dhe, më në fund, sistemimi dhe kodifikimi i këtyre rregullave deri në krijimin e një sistemi të plotë të një të drejte të pashkruar të përbërë nga norma zakonore.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-27

Si të citoni

Lelçaj, L. (2023). Instrumentet për rregullimin e marrdhënieve juridike dhe zgjidhjen e konflikteve e drejta zakonore apo ligji pozitiv?. Phoenix, 3(1), 112–120. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/959

Numri

Seksioni

Artikuj