Vdekja e kulturës dhe nevoja për nji ringjallje

Autorët

  • Ardian Ndreca

Abstrakti

Ka gjana për të cilat kishe dashtë me e ruejt nji dyshim edhe kur jam ma se i sigurt për ‘to, e nji prej këtyne gjanave asht edhe vdekja e kulturës në Shqipni. Edhe pse dyshimi në nji anë asht veti e njerzve të «dobtë», në krahun tjetër kërkon nji forcë të madhe ushqyese për me jetue. Por forca prej së cilës mund të jetonte dyshimi jem për vdekjen e kulturës në Shqipni, ka shterrë e ka mbarue kahmot. Kultura nuk asht nji koncept abstrakt i përçansuem prej të dijtunve - për me i dallue këta prej të padijtunve. Jo, kultura asht shujta (ushqimi) e shpirtit të çdo frymori të arsyeshëm. Nji njeri pa kulturë nuk asht thjesht nji që s’din se kush ka qenë
Horaci, Shakespeare, Goethe, Schilleri apo nuk njeh Rilindjen europiane dhe momente të tjera të shndritshme të shpirtit njerzor.
Nji njeri pa kulturë asht si ai që asht mësue me ndejt pa hangër dhe s’i ban përshtypje ky fakt.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2005-01-01

Si të citoni

Ndreca, A. (2005). Vdekja e kulturës dhe nevoja për nji ringjallje. Phoenix, 9(1-6), 1–4. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/961

Numri

Seksioni

Editorial