Identiteti sipas Papa Gjon Palit II dhe çështja Shqiptare

Autorët

  • Zef Ahmeti

Abstrakti

Me figurën e Papës Gjon Palit II lidhen ngushtë disa ngjarje-(kthesa), mbase vendimtare të shekullit XX. Njihet si protagonist i shumë ndryshimeve pozitive, historike në Europë dhe botës. Ai trajtohet si dëshmitar i pazëvendësueshëm i ngjarjeve të regjimit nazist, e sidomos i pas-Luftës së Dytë Botërore, diktaturës komuniste dhe Luftës së Ftohtë, ngjarje këto që shënuan shekullin e kaluar. Shekulli XX, e sidomos pjesa e dytë, është përcjellë me ngjarje të rëndësishme si në aspektin ideologjik (fitorja mbi ekzistencën e së keqes - që sipas Papës Gjon Palit II - ishte nacional-socializmi dhe komunizmi), shtetëror, por edhe në kuadër të ngjarjeve globale, në fushën e së drejtës ndërkombëtare publike (krijimi i shteteve të reja), krijimi dhe përforcimi i organizatave ndërkombëtare, e sidomos rënia e sistemit komunist së bashku me krijimin e Bashkimit Europian. Ndryshime pozitive kishte edhe në kuadër të Kishës, ku do të duhej të veçoheshin Koncili II i Vatikanit, pastaj iniciativat e ndryshme të cilat lidhen drejtpërsëdrejti me figurën e Gjon Palit II, si ato të dimensioneve liturgjike, themelimi i organizatave pastorale. Pastaj aktivitetet në fushën ekumenike dhe dialogut ndër-fetar që kulmohet me festimin e dymijë vjetorit të Kishës Katolike. Një personalitet më i rëndësishëm që ka bashkë-ndikuar e bashkë-vepruar por edhe bashkëpërjetuar të gjitha ngjarjet të shekulli XX , e që ka përjetuar edhe fillimin
e mijëvjeçarit të rij, është figura e Papa Gjon Palit II. Këtu po bëjmë një përsiatje rreth mendimeve të tij lidhur me identitetin, që për kohën dhe momentin, mund të jenë të rëndësishme, edhe për popullin shqiptar, sidomos atë të Kosovës.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-29

Si të citoni

Ahmeti, Z. (2023). Identiteti sipas Papa Gjon Palit II dhe çështja Shqiptare. Phoenix, 9(1-6), 8–14. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/963

Numri

Seksioni

Artikuj