Gjergj Kastriotit-Skënderbeu dhe roli i epokës së tij në konsolidimin e kombësisë Shqiptare
Abstrakti
Shekulli XV, që tashmë ka hyrë në historinë tonë kombëtare si epoka e Skënderbeut, përbën një faqe të ndritur dhe njëkohësisht
një periudhe kyçe në historinë mesjetare shqiptare. Niveli që kishte arritur populli shqiptarë, me një lulëzim të marrëdhënieve feudale dhe formimi i kombesise shqiptare me një rrugë të veten historike, e bënin shqiptarin në pragun e pushtimit turk, një popull me tipare të dallueshme dhe të veçanta. Në figurën e Gjergj Kastriotit- Skenderbeut për një çerek shekulli mishërohet, e gjithë lëvizja antiosmane për liri të botës së krishtere. Ja si shprehet dhe Papa Kalisti III për figurën legjendare të Skenderbeut: ”Me të vërte shohim se ai është pothuajse i vetmi që i është kundërvyer invadimit të egër turk, e nuk ka lejuar afrimin e tyrë', është përfaqsuesi më konsekuent dhe më i shquar i atij grupi sundimtarësh shqiptarë që u rreshtuan në frontin e qëndreses kundër pushtuesit osmanë. Tek flgura e Skënderbeut e pati burimin ajo literaturë e shumëllojtë dhe e shumë gjuhëshe, që iu kushtua heroit tonë
në të katër anët e botës. Kur vërshimi osman qëndronte si një shpatë e mprehtë kundër Europës Qëndrore, kur në Gadishullin e Ballkanit shpërthyen lëvizjet për çlirim kombëtare etj.., historianë, shkrimtaret e poetët në përgjithësi humanistët e kohës, e përdoren figurën e tij si flamur frymëzimi për mobilizimin e popujve për liri e pavarësi.