Malësia e Madhe në vitet 1882-1883

Mbi disa dokumente të hershme mbi aktivitetin patriotik dhe luftarak të Dedë Gjon Lulit dhe prijësve të tjerë të malësisë

Autorët

  • Romeo Gurakuqi

Abstrakti

Në artikullin e mëposhtëm do të sjellim dy memorandume të panjohura të krerëve të Malësisë, të shkruara në vitin 1883, në të cilat
dëshmohen edhe një herë përpjekjet e pareshtura të kësaj krahine shqiptare për mbrojtjen e të drejtave njërëzore, civile dhe kombëtare, në një moment shumë të rëndësishëm të historisë së këtyre viteve të paqarta dhe kërcënuese për Malësinë dhe Shqipërinë, kur në provë ishte vënë ekzistenca humane e popullit dhe identiteti i tij kombëtar. Për të kuptuar më mirë përmbajtjen e këtyre memorandumeve, unë do të paraprij me një vështrim të shkurtër historik, të argumentuar me një dokumentacion të ri arkivor, të situatës në Veriun e Shqipërisë në vitet 1882-1883. Memorandumet, ku dallon krahas figurave të tjera të shquara të Malësisë, edhe firma e Dedë Gjo Lulit, vojvodës së Traboinit, janë të rëndësishme sepse e shtrijnë më herët edhe nga pikëpamja
dokumentare, veprimtarinë e kreshnikut të pamposhtur të Alpeve tona.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-29

Si të citoni

Gurakuqi, R. (2023). Malësia e Madhe në vitet 1882-1883: Mbi disa dokumente të hershme mbi aktivitetin patriotik dhe luftarak të Dedë Gjon Lulit dhe prijësve të tjerë të malësisë. Phoenix, 9(1-6), 20–31. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/965

Numri

Seksioni

Artikuj