Qyteti mesjetar i Drishtit në historinë e Shqipnisë

Autorët

  • Willy Kamsi

Abstrakti

Nji ndër detyrat e historiografisë shqiptare asht me vu në vendin e vet dhe me vërtetue se qytetet shqiptare dhe vetë Shqipnia, para pushtimit turk, kanë qenë në nivelet ma të nalta të zhvillimit, krejt njashtu sikurse edhe qytetet e dy brigjeve të Adriatikut, ai lindor i Dalmacisë dhe ai prendimor i Italisë. Kultura e tyne, formimi njerzor i banorëve, përgatitja në fushat e ndryshme të dijes kanë qenë tiparet themelore të pranisë së tyne në kontekstin europian. Kur flitet për Drishtin opinioni i përgjithshëm sot përqendrohet vetëm e vetëm te nji katund i vorfen i cili sot mban emnin e nji qyteti që në të kaluemen ka pasë lanë nam në krejt mesjetën shqiptare. M atë
kohë nuk ishte ma pak i randësishëm se vetë Shkodra. Madjë kur, me 1421, Drishtin e pushtuen trupat e Despotit për këtë u erdh shumë keq venedikasve «quia sine Drivasto civitas Scutari parum valet» (sepse qyteti i Shkodrës pa Drishtin vlen pak).

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-29

Si të citoni

Kamsi, W. (2023). Qyteti mesjetar i Drishtit në historinë e Shqipnisë. Phoenix, 9(1-6), 32–36. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/966

Numri

Seksioni

Artikuj