Kostandin Jireçek
1854-1918
Abstrakti
Lindi në Vjenë më 24 korrik 1854, me origjinë çeke nga i ati dhe slloven nga e ëma. Në formimin e tij shkencor një rol të veçantë ka
luajtur i afermi i tij Jan Sheferiku, hulumtues i burimeve arkivore të Venedikut, nepërmjet të cilit Jireçeku ka patur mundësinë të njihet me shkencëtarë e studiues të njohur të kohës, si Ami Buë, F.Miller, R.Hube, F.Miklosiq. Ne Universitetin e Pragës ai mori bazat e para të historisë, filologjisë dhe gjeografisë. Po në Pragë mbrojti doktoraturen dhe habilitacionin, përkatesisht me punimet “Histori e bullgarëve” (1875) e konsideruar si vepra e parë shkencore me burime të pasura historike, një studim sistematik mbi të kaluarën e popullit bullgar prej kohëve të lashta deri në 30 vitet e para të shek. XIX. Me 1877 mbrojti habilitacionin me punimin “Rruga ushtarake prej Beogradit për në Stamboll dhe grykat e Ballkanit,, Jireçek kandidoi për postin e docentit në Universitetin e Prages dhe duke qenë një njohës i mirë i Ballkanit e fitoi këtë vend dhe prej viteve 1877-1879 mbajti në këtë universitet leksione mbi historinë dhe gjeografinë e Evropës Juglindore, veçanërisht mbi gjeografinë e Gadishullit Ballkanik. Zgjidhet si anetar i rregullt i Akademisë së Shkencave të Çekisë, ndërsa më 1898 bëhet anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave të Vjenës dhe profesor i Historisë së Sllavëve të Jugut, po në Vjenë.