Kolë Kraja
Autobiografi
Abstrakti
Me ardhjen e Princ Wied-it, Kolë Kraja, tue qenë se njihte gjuhët e hueja si frengjisht, italisht, gjermanisht, qe emnue pranë Kancelerisë së princit si përkthyes (dragoman). Me largimin e princit, ose mbretit, si quhej përgjithësisht nga shqiptarët, kthei në Shkodër ku, gjatë Luftës së Parë Botnore, qe caktue sekretar i Perlimtares (Bashkisë), tue mbajtë llogaritë e ushqimeve dhe
të bereqetit. Vjeti 1919 e gjen në qytetin e Waldenburgut e me kthimin e Wiedit nga lufta mori dekoratën e lartë, me figurën e tij në njenën anë e në tjetrën stemën mbretnore, të datës 6..IV.1914, e cila shoqënohej me nji çertifikatë me ketë përmbajtje: «Unë Wilhelm Wied-i i jap në shej nderimi medaljen për punën e tij të palodhnn e të ndershme Nikolaus Krajës» Gjithashtu, me 1919, krijohet në Shkodër Shoqnia kulturore, artistike e sportive “Vllaznija” e mbas nji viti, me 1920, u emnue kryetar i
saj tue e mbajtë atë kryesf për dy vite Kurse, me formimin në Shkodër të Lidhjes së arsimtarëve, emnohet kryetar i saj, tue mbajtë aty nji ligjeratë me shumë randësi për çështje të ndryshme shoqnore, kulturore etj. Kolë Kraja nuk ju nda asnjiherë arsimit dhe edukatës e qe emnue mësues në shkollën e Rus-Haslikej e ma vonë në shkollën “Ndrë Mjedja”. Tue vijue profesionin e vet të mësuesisë qe edhe profesor në Gjimnazin shtetnor e në Liceun françeskan “Ulyricum” për landët e historisë, letërsisë e të gjuhës frengjishte për tri vite me radhë: 1926/27, 1927/28, 1928/29.