Petar Skok (1881-1956)
Studime mbi toponiminë Ilire
Abstrakti
Nji pjesë e emnave të maleve në territorin serbokroat, janë ndër enigmat ma të mëdha të toponomastikës sonë. Emnat e lashtë të
maleve, ashtu siç i përmendin auktorët klasikë, në pjesë ma të madhe janë zhdukë. Por kemi nji rasë në Dalmaci, ku asht ruejt emni i qytetit te emni i malit. Asht Promina. Shi njashtu sikurse asht mejtë emni i qytetit Narona tek emni i prronit Norin, Norilj, ashtu edhe emni i vendit të randsishëm ilir Promona asht ruejt tek emni i nji mali pak të njohtun. Bjen në sy që mbaresa —a te fjala Salona<Solin, Aenona<Nin etj, asht zhdukë, kurse te Promina jo. Kjo shpjegohet me faktin se Promina si emen mali, e ka marrë ma vonë -a-në si Kozara, qytet i cili u quente Kozar në mesjetë e sot Kozarac.