Kontribut për ripërtëritjen morale të Shqipërisë
Abstrakti
Në vitin 2003, gjatë vizitës sime në Shqipëri, pata fatin të takoj Imzot Rrok Mirditen, Argjipeshkëv i Durrës-Tiranës, një mik i vjetër dhe i çmuar. Gjithashtu, pata fatin e mirë të takoj edhe arberëshin Imzot Angelo Massafra, Argjipeshkëv i Shkodrës. Të dy prelatët e lartë katolikë apostolike romanë shqiptarë janë autorë të dy librave me vlerë, sidomos për përmbajtjen e pasur të ideve dhe ndjesive që synojnë një qellim të përbashkët: e parë nga perspektiva e krishtenimit katolik, ata predikojnë me bindje, dhe zbatojnë me këmbëngulje frymen e dashurisë në mes të gjithëve, frymen e vellazërimit në mes të shqiptarëve, solidaritetin me të gjithë ata që vuajnë, dhe zhvillimin e një atmosfere që jo vetëm lejon, por inkurajon Çalen e lirë, mendimin e lirë, aksionin e lirë e ndërtues të
secilit, në shërbim të një shoqërie civile shqiptare, sot e humbur në nji konfuzion politik dhe moral me rrjedhime të pa parashikueshme....