Rikthimi i Lazër Shantojës
Abstrakti
...Rikthimi bashkë me veprën e tij, kësaj rradhe pas gjysëm shekulli nga vdekja tragjike, pasi kthimi pat ndodhur në gusht të vitit
1939, pas 14 vjetësh, kur u burgos dhe u largua jashtë Atdheut per shkaqe politike të regjimit mbretëror... “Jashtëzakonisht i talentuar, krejt i mohuar dhe i harruar është paradoksi që përcolli Lazër Shantojen që me zërin e tij të voçantë
bëri të tingëllojë ëmbël fjala shqipe. Poet i vetvetishëm lirik, prozator i hollë, humorist, ky krijues,me shkrimet e tij tërhoqi mendjet dhe zemrat e receptuesve në vitet ’20 - ’30. Ai shfaq prirjen letrare midis dy lufërave deri sa do të ndërpritej jeta dhe vepra e tij e pambaruar fill pas Luftës së Dytë Botërore. Heshtja e pas luftës ka bërë punën e saj, prandaj dhe kulumtimi, kërkimi dhe interpretimi ë vlerave letrare të këtij krijuesi e vë kërkuesin para disa vështirësive jo të lehta që kanë të bëjnë me zbulimin autentik të veprës së tij që nuk pati asnjëherë fatin të botohej në një përmbledhje.” Kështu shkruante 5 vjet më parë studiuesja dhe pedagogia prof.dr. Fatbardha Hoxha në librin “Fjala jonë” - Shkodër, 2001, fq.69 - duke karakterizuar profilin letrar të Dom Lazër Shantojës dhe nevojën për të pasur të plotë veprën e autorit të shmangur.