Letra e fundit e A. Fadeevit
Abstrakti
Vetvrasja e A. Fadeevit, tronditi thellë jo vetëm Lidhjen e Shkrimtarëve Sovjetikë por edhe mbarë opinjonin publik. Personi qi në romanin «Garda e re» kishte pershkrue perpjekjet heroike të rinis së Bashkimit Sovjetik në rezistencën giatë Luftës së Dytë Botnore
(roman të cilin iu desht qi t ’a shkruente edhe nji herë sepse tek versjoni i parë nuk kishte përmëndë rolin vendimtar të udhëheqjes bolshevike në luftë) i kishte dhanë fund jetës në nji mëndyrë tragjike. Kjo ndodhi kur ai gjindej në daçën e vet në Peredellkino, qytezë
afër Moskës, ku kishin vilat edhe shkrimtarë të tjerë të Lidhjes, mes tyne bile edhe Pasternaku.I martuem disa herë, me nji karrjerë
politike brilante, anëtar i KQ të PKBSH qysh në 1939, i zgjedhun shumë herë në organet drejtuese të Lidhjes së Shkrimtarëve tek ai,
në shikim të parë nuk u gjindshin arsye qi mund t ’a kishin shtye në vetvrasje. Momentet fill mbas tragjedis, të pershkrueme prej pëndës së nji mjeshtri të letersis, Kornej Çukovskit, i ati i shkrimtares disidente Lidija Çukovskit, janë marrë nga ditari i tij, ndërsa letra në të cilën Fadeevi rrëfente arsyet e nji vëndimi kaq tragjik, u botue vetëm në 1997 nga revista «Sllovo». I terhjekim vemëndjen lexuesit të ri shqiptar se toni emfatik qi pershkon letren e viktimës asht tipik për letersin e realizmit socialist. Konsideratat, epitetet o frazat e gatshme qi sot per nji lexues të tillë mund të tingllojnë krejt të çuditshme e të pavënd, janë pjesë e asaj epoke e stili në letersinë e ish vëndeve socialiste në të cilat bante pjesë edhe vëndi i ynë.