Peticion

Autorët

  • Sami Repishti

Abstrakti

E nderuemja Zonja Kryetare,
Lajmet, e dhanuna nga shtypi dhe massmediat ndërkombëtare, njoftojnë se me 26 janar 2006, Asambleja Parlamentare e Këshillit
të Europës miratoi nji Rezolute të paraqitun nga parlamentari suedez Goran Lindblad, e njohun si “Mbi Nevojen e Dënimit Ndërkombetar të Krimeve të Rregjimeve Totalitare”. Kjo Rezolutë, simbas autorit, parashikon dënimin në mënyrë deklarative të krimeve të kryeme gjatë diktaturave fashiste, naziste, e komuniste në të gjitha vendet që kanë përjetue rregjimet totalitare. Këtu vendin e parë në Europe -për egërsi dhe arbitraritet që e karakterizojnë- e zen diktatura komuniste-enveriste në Shqipni! Përsëri, simbas shtypit ndërkombetar, Këshilli i Europës i rekomandoi Komitetit për Punët e Jashtëme të vendeve anëtare, krijimin e nji
grup ekspertesh, politikisht të pavarun dhe jo-qeveritare, për mbledhjen, sistemimin, dhe konfirmimin e fakteve dhe të dhanunave tjera përkatëse që kanë të bajnë drejtpersedrejti me aktet kriminale dhe arbitrare të ish-rregjimeve komuniste në vendet ku këta rregjime sunduen për ma shumë se gjysëm shekulli, si rrjedhim i përfundimeve të arrituna. Ky Komitet duhet të dale publikisht para botës së qytetnueme, dhe para Historisë, me nji deklarate zyrtare që kërkon dënimin e këtyne krimeve.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-29

Si të citoni

Repishti, S. (2023). Peticion. Phoenix, 9(1-6), 126–130. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/976

Numri

Seksioni

Artikuj