Arsimi në Ferizaj gjatë viteve ‘90-të të shek. XX

Autorët

  • Agon Krasniqi

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.v48i48.3725

Abstrakti

Arsimi në komunën e Ferizajt gjatë periudhës së viteve ‘90-të, u karakterizua me ngjarje të shumta, siç e kemi rastin me helmimet në shkolla, refuzimin e plan-programit serb nga ana e mësimdhënësve, largimi i të gjithë mësimdhënësve nga puna, lëshimin e dëftesave Republika e Kosovës (RKS) nga ana e shkollave, mësimi në shtëpi private, improvizimi i ditarëve, puna e mësimdhënësve pa pagesë dhe instalimi i sistemit të pagesës etj. Orientimi kryesor i studimit, është shpalosja e elementeve bazë që karakterizojnë këtë periudhë, duke përdorur një metodologji të qartë shkencore, kryesisht të metodës së analogjisë, me ç’rast do shpalosim edhe burime të ndryshme arkivore, që përçojnë me këtë periudhë. Qëllimi kryesor i këtij punimi është shpalosja e burimeve arkivore e periudhës së arsimit shqip në Ferizaj, gjatë viteve të ‘90-ta dhe interpretimi i tyre. Orientimi bazë i temës është të shpalosim elementët thelbësorë, nga periudha e helmimeve në Ferizaj, ku do përdorim dokumente të ndryshme arkivore të kohës, procesverbale etj., si dhe situatën e arsimit në komunën e Ferizajt ngaqë mësimdhënësit refuzuan punën me plan-programin serb, ku kjo ndikoi që të reflektohej si shenjë hakmarrjeje kur edhefilloi ndalja e pagave për mësimdhënësit dhe më pas dëbimi nga shkollat. Po ashtu kemi edhe punën e mësimdhënësve pa pagesë dhe fillimin e sistemit për pagesë nga kontributet e qytetarëve brenda dhe jashtë Kosovës, mësimi nëpër shtëpi private, etj. Në fund të punimit, do arrihet një pasqyrim i përgjithshëm mbi gjendjen e arsimit në komunën e Ferizajt gjatë periudhës së viteve të ‘90-ta.

Fjalët kyçe:

Ferizaj, helmimet, Kosovë, mësimdhënësit.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Basri Bajrami, kryetar i Komunës së Shtimës gjerë në korrik të vitit 1990. Ai ishte delegat i deklaratës kushtetuese së 2 korrikut të vitit 1990 dhe delegat i kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator 1990. Shih: Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (më tej: ASHAK), Fondi Koleksion Deklarata Kushtetuese e KAK 1990, Kutia 1, fl. 2-5. Deklarata Kushtetuese e Kuvendit të Kosovës, Prishtinë, 2 korrik 1990, Dokumenti Nr. 010-22/90.

  2. Arkivi Historik-Ferizaj (më tej: AHF). Fondi BVI e Arsimit Ferizaj, Rendi 2, Nr. Inventarit 3, Kutia 3. Raport i Basri Bajramit drejtuar mbrëmjes ekzekutive të KSA së Kosovës në Prishtinë, 16.03.1990. Izvršno veče skupštine Sap Kosova, Priština. Dokumenti, Ol. Br. 17/12.

  3. Tefik Ajvazi, Mbarësitë e zhvillimit të arsimit në trevën e Ferizajt, 1941-1999, (Ferizaj: SS, 2017), 431.

  4. Bilall Shala (1950-1998), mësues i periudhës së viteve 1990-1998 dhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai do vritej më 29 gusht të vitit 1998 nga forcat serbe. Për nder të shërbimit të tij si në aspektin arsimor po ashtu edhe në atë ushtarak, në mbledhjen e mbajtur në shkollën “Përparimi-Lloshkobare”, në vitin 2012, vendosët që emri i shkollës të emërohej Bilall Shala, (Arkivi i shkollës “Bilall Shala”, Ministria e Arsimit e Shkencës dhe Teknologjisë - MASHT, vendim. Shkolla fillore dhe e mesme e ulët në Lloshkobare, komuna e Ferizajt emërtohet “Bilall Shala”, Prishtinë, 12.04.2012. Dokumenti, Nr. 113/018).

  5. Peko Tepavceviq (1912-1943), ishte një partizan gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku familja e tij ishte vendosur si kolonizatore në Ferizaj gjatë vitit 1912, konkretisht vëllezërit Gavrilo dhe Gashi në komunën e Talinovcit në fshatin e vjetër, dhe ai më pas ishte bërë pjesë e strukturave të Partisë Komuniste Jugosllave, gjerë në vdekje (1943). Shih: Milovan Obradoviq, Reforma Agrare dhe kolonizimi në Kosovë, 1918-1941, (Prishtinë: Instituti i Historisë, 2005), 293.

  6. Latif Nallbani, Dhuna mbi arsimin shqip, (Prishtinë: ETMMK, 2004), 58.

  7. AHF. F. BVI e Arsimit Ferizaj, Rendi 2, Nr. Inventarit 3, Kutia 3. Shkolla fillore “Peko Tepavceviq” Ferizaj, informatë, 05.03.1990, nr. 24.

  8. AHF. F. BVI e Arsimit Ferizaj, Rendi 2, Nr. Inventarit 3, Kutia 3. Informatë për gjendjen në QAMO “Mosha Pijade”, dërguar Qendrës Informative të Sekretariatit për Veprimtari Shoqërore dhe Punë Administrative në Ferizaj, 22.03.1990. Dokumenti, nr. qp. 141.

  9. Shkolla “Mosha Pijade”, është shkolla me numrin më të madh të nxënësve të helmuar në komunën e Ferizajt, një numër prej 241 personave. Shih: Ajvazi, Mbarësitë e zhvillimit, 433.

  10. Gazeta Rilindja, 23 mars 1990, f. 6.

  11. Gazeta Rilindja, 23 mars 1990, f. 5.

  12. Gazeta Rilindja, 23 mars 1990, f. 6.

  13. AHF. F. BVI e Arsimit Ferizaj, Rendi 2, Nr. Inventarit 3, Kutia 3. Informatë për gjendjen në Sh. F. “25 Maji”, dërguar qendrës për informim në Ferizaj, 23.03.1990. Dokumenti, nr. 112/5.

  14. AHF. F. BVI e Arsimit Ferizaj, Rendi 2, Nr. Inventarit 3, Kutia 3. Informatë mbi gjendjen në QAMO “Mosha Pijade”, dërguar Qendrës Informative të Sekretariatit për Punë Administrative-Juridike dhe Veprimtari Shoqërore në Ferizaj, 23.03.1990. Dokumenti, nr. qp. 143.

  15. Gazeta Rilindja, 24 mars 1990, f. 5.

  16. Simptomat e helmimeve ishin: dhimbje koke, dhimbje fyti, shtrëngim, dhimbje të syve, shtangime, temperaturë dhe në fund reagimi ishte deri te alivanosja. Helmi përmbante erëra të ndryshme, ku sipas nxënësve kishte erë parfumi dhe të çokollatave. Shih: Halim Hyseni, E vërteta për helmimet, (Prishtinë: Redaksia e botimeve e Partisë Shqiptare Demokristiane e Kosovës, 1996), 195.

  17. AHF. F. BVI e Arsimit Ferizaj, Rendi 2, Nr. Inventarit 3, Kutia 3. Informatë mbi gjendjen në QAMO “Zenel Hajdini”, dërguar nga drejtori i qendrës Midovic Krunislav drejtuar Qendrës Informative të Sekretariatit për Punë Administrative-Juridike dhe Veprimtari Shoqërore në Ferizaj, 23.03.1990. Dokumenti, nr. qp. 40.

  18. Gazeta Rilindja, 28 mars 1990, f. 11.

  19. AHF. F. BVI e Arsimit Ferizaj, Rendi 2, Nr. Inventarit 3, Kutia 3. Informatë nga qendra AEMO “Josip Broz Tito”, Ferizaj, 29.03.1990. Dokumenti, nr. qp. 97.

  20. AHF. F. BVI e Arsimit Ferizaj, Rendi 2, Nr. Inventarit 3, Kutia 3. Izveštaj u pohadjanja u čenika u Osnovnoj školi “25 Maj”, Raport mbi gjendjen e vijimit të nxënësve të shkollës “25 Maj”, 03.04.1990. Dokumenti, Nr. Br. 120/5.

  21. AHF. F. BVI e Arsimit Ferizaj, Rendi 2, Nr. Inventarit 3, Kutia 3. Pokrajinski sekretarijat za narodno odbranu SAP Kosova - Priština. Raport i sekretarit të Kuvendit Komunal të Ferizajt, Dragljub Amanoviq, drejtuar Sekretariatit Krahinor për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës - Prishtinë, 02.04.1990. Dokumenti, Nr. Br. 80-2/61.

  22. AHF. F. BVI e Arsimit Ferizaj, Rendi 2, Nr. Inventarit 3, Kutia 3. Informatë nga shkolla “25 Maji”, drejtuar Qendrës për Informim në Ferizaj, 06.04.1990. Dokumenti, Nr. Br. 123/5.

  23. AHF. F. BVI e Arsimit Ferizaj, Rendi 2, Nr. Inventarit 3, Kutia 3. Informatë nga qendra AEMO “Josip Broz Tito”, Ferizaj, 11.04.1990. Dokumenti, nr. qp. 102.

  24. AHF. F. BVI e Arsimit Ferizaj, Rendi 2, Nr. Inventarit 3, Kutia 3. Njoftim i drejtorisë së shkollës “Peko Tepavceviq”, 27.03.1990. Dokumenti, Bp. Nr. 39.

  25. Gazeta Rilindja, 24 mars 1990, f. 5.

  26. Mbledhja e pestë e përbashkët e të gjitha dhomave të Kuvendit të Kaçanikut, e mbajtur më 19 qershor të vitit 1990, përmbante 7 pika. Qëllimi i mbajtjes së mbledhjes, ishte që pikat e tyre të parashtruara të realizoheshin, në mbledhjen e KK të LK të Kosovës që do mbahej më 22 qershor (shih: Gazeta Rilindja, 18 qershor 1990, f. 1). Megjithatë kjo mbledhje do shtyhej për një kohë të pacaktuar, (në lidhje me mbledhjen, shih: Gazeta Rilindja, 22 qershor, 1990, f. 1).

  27. AHF. F. BVI e Arsimit Ferizaj, Rendi 2, Nr. Inventarit 3, Kutia 3. Procesverbal i mbledhjes së 5 të përbashkët e të gjitha dhomave të Kuvendit, e mbajtur nën kryesinë e kryetarit të Kuvendit Komunal të Kaçanikut, Osman Krasniqit, 19.06.1990. Dokumenti, 0/0. 55.

  28. Gazeta Bujku, 25 janar 1991, f. 11.

  29. Më 14 shkurt të vitit 1991, me vendim të fondit monetar, bëhet pezullimi nga puna i të gjithë mësimdhënësve shqiptarë. Edhe në komunën e Ferizajt u lëshua vendimi nga Sekretariati jolegjitim Komunal për veprimtari shoqërore, të cilët theksonin se shkollave iu urdhërohet, që të pranojnë plan-programin e Serbisë, pastaj të vazhdojnë procesin mësimor. Ramadan Ramadani, Mbijetesa - arsimi shqip në komunën e Ferizajt, 1990-1999, (Ferizaj: Intergraf, 2015), 77.

  30. * Situata e krijuar kishte për qëllim destabilizimin e sistemit arsimor në Kosovë. Pikërisht në këtë kohë manifestohen dënime të ndryshme të Gjykatës Komunale në Ferizaj, me të cilën kemi ndëshkime të shkollave në aspektin financiar dhe personave të ndryshëm që kontribonin në arsim. Shih: Ramadani, Mbijetesa, 95.

  31. Gazeta Bujku, 23 janar 1992, f. 4.

  32. Gazeta Bujku, 26 tetor 1992, f. 3.

  33. Gazeta Bujku, 2 mars 1991, f. 16.

  34. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (më tej: KMDLNJ). Fondi Raportimet e vitit 1993-1994, informatë e sekretariatit të shkollës, 24.06.1993. Dokumenti, A1.13 A1.04 A1.29 A0.02.00.

  35. KMDLNJ, F. Raportimet e vitit 1993-1994, informatë e sekretareshës së shkollës, Mirvete Grainca, 24.06.1993. Dokumenti, A1.04 A1.13 A1.08 A0.03.03.

  36. Gazeta Bujku, 24 janar 1991, f. 10.

  37. Musli Marevci, Fatet e shkollës shqipe nëpër vite, (Ferizaj: Intergraf, 2012), 266.

  38. Gazeta Bujku, 26 janar 1992, f. 3.

  39. Kundërpërgjigja e Pleqësisë së Arsimit të Kosovës, ishte ndryshimi i emrave për shkolla. Kjo u manifestua edhe në komunën e Ferizajt, ku emri i shkollës së gjimnazit shkencor, i quajtur “Josip Broz Tito”, u zëvendësua me “Kuvendi i Arbërit”, shkolla “Milan Milaniq” u zëvendësua me emrin “Dituria”, shkolla “25 Maji”, me “Gjon Serreqi”, shkolla “Peko Tepavceviq” me emrin “Jeronim de Rada”, shkolla “Vuk Karagjiq”, me emrin “Konstandin Kristoforidh”, shkolla “Milan Zeqar”, me emrin “Abetarja”, shkolla “Mosha Pijade”, me emrin “Faik Konica”, qendra teknike me emrin “Pjetër Bogdani”. Ky ndryshim i emrave ishte kundërpërgjigja e pleqësisë së arsimit, ku rezultoi edhe me një kujtesë historike, mbi ngjalljen e elementëve kombëtare në arsimin shqip. Shih: Ramadani, Mbijetesa, 165.

  40. Gazeta Bujku, 23 janar 1992, f. 3.

  41. Pas një periudhe që mësimi u mbajt në shtëpi private, nga filloristët, nga periudha e vitit 1992 fillon mësimi në shkollat e tyre vetëm për filloristët. Nga kjo situatë, në mënyrë të fshehtë u mbajt mësimi nga mësimdhënësit e shkollave të mesme, në objektet e shkollave fillore, përpos mësimit që mbahej në shtëpi private. Shih: Ramadani, Mbijetesa, 166.

  42. KMDLNJ, F. Raportimet e vitit 1993-1994, informatë e Rexhep Muhaxherit, 22.11.1994. Dokumenti, A1.04, A1.06.

  43. Mësimi në shtëpi private zhvillohej bazuar në planet mësimore të Entit Pedagogjik të Kosovës, ku këta të fundit e kishin hartuar planin me variante dhe nënvariante të kushteve të jashtëzakonshme. Kjo formë e planeve shënonte edhe sistemin e pavarur arsimor, që përfshinte vitet 1990-1999. Shih: Ragip Gjoshi, Mësimdhënia e Gjuhës Shqipe në Kosovë aspekte historike dhe didaktike, (Prishtinë: Armagedoni, 2016), 251.

  44. Gazeta Bujku, 12 janar 1992, f. 4.

  45. Gazeta Bujku, 9 shkurt 1992, f. 5.

  46. Gazeta Bujku, 1 shkurt 1995, f. 5.

  47. Emërimi i shkollës gjimnazi “Kuvendi i Arbërit”, erdhi si rezultat i kujtesës historike të ngjarjes së Kuvendit të Arbërit. Ky kuvend ishte mbajtur më 14-15 janar të vitit 1703, i cili ishte mbledhur me urdhër të Papa Klementit XI. Si udhëheqës të kuvendit kishte zgjedhur kryeipeshkun e Tivarit. Elementet përmbajtësor, përpos atyre papale, ishin edhe kombëtare, si pjesë e identitetit të shqiptarëve. Duke e pasur parasysh këtë kujtesë historike, shkolla u emërua me emrin “Kuvendi i Arbërit”, për dallim që më parë e kishte emrin “Josip Broz Tito”, për shkak të presidentit të Federatës Jugosllave, Josip Broz Tito. Shih: Ramadan Deli Ramadani, Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” - Ferizaj 1967-2007, (Ferizaj: Intergraf, 2007), 180.

  48. Gazeta Bujku, 9 nëntor 1996, f. 3.

  49. KMDLNJ, Raport i lëshuar nga ish-kryetari i NKMDLNJ, dega në Ferizaj, Lumni Salihu, 04.01.2023.

  50. KMDLNJ, Raport i lëshuar nga ish-kryetari i NKMDLNJ, dega në Ferizaj, Lumni Salihu, 04.01.2023.

Downloads

Botuar

2024-01-20

Si të citoni

Krasniqi, Agon. 2024. “Arsimi Në Ferizaj Gjatë Viteve ‘90-Të Të Shek. XX”. Kosova 48 (48). Prishtinë, Kosovë:197-214. https://doi.org/10.62609/ks.v48i48.3725.

Numri

Seksioni

Artikuj