Shqipëria “Ekzotike” shkas për rivalitet dhe përplasje në mes të fuqive të mëdha dhe vendeve fqinje
(Mentor Hasani, Rrethanat socio-ekonomike në Shqipëri, 1912-1939), Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, 2002, 735 f.)
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v48i48.3739Abstrakti
Vepra me titull: “Rrethanat socio-ekonomike në Shqipëri 1912-1939”, e autorit dr. Mentor Hasani është botim i vitit 2022 që ka nxjerrë Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në Prishtinë. Kjo monografi vlerësohet për një këndvështrim origjinal të autorit sa i përket trajtimit të rrethanave socio-ekonomike në Shqipëri, në periudhën nga pavarësia prej Perandorisë Osmane (1912) e deri në pushtimin e saj nga Italia (1939). Duhet thënë se në historiografinë shqiptare, deri më sot, nuk janë trajtuar në përmasat e një vëllimi të veçantë, rrethanat socio-ekonomike në Shqipëri në gjysmën e parë të shek. XX, ndonëse në mënyrë fragmentare hasim ndonjë punim studimor. Prandaj, ishte sfiduese të trajtohet një çështje e cila më parë nuk është trajtuar sa duhet dhe që ka një shtrirje kohore prej afërsisht tri dekadave. Pa marrë parasysh këto vështirësi, studiuesi Hasani ka arritur të përballojë sfidën e trajtimit të rrethanave socio-ekonomike në Shqipëri, që janë zhvilluar në periudhën më delikate të formimit dhe konsolidimit të shtetit shqiptar. Mbi këtë bazë bibliografike të pasuruar me materialin dokumentar të hulumtuar së fundmi, autori Hasani, në të gjitha çështjet dhe nënçështjet, ka sjellë këndvështrimin e tij, që do ta konsideroja një vlerë të shtuar në historiografinë shqiptare.Shkarkimet
Download data is not yet available.
Downloads
Botuar
2024-01-22
Si të citoni
Lutfiu, S. (2024). Shqipëria “Ekzotike” shkas për rivalitet dhe përplasje në mes të fuqive të mëdha dhe vendeve fqinje: (Mentor Hasani, Rrethanat socio-ekonomike në Shqipëri, 1912-1939), Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, 2002, 735 f.). Kosova, 48(48), 395–398. https://doi.org/10.62609/ks.v48i48.3739
Numri
Seksioni
Recension