Jeta dhe veprat e themeluesit të perandorisë romake

Werner Eck, Augusto e il suo tempo, Società editrice il Mulino, Bologna 2000, f.148.

Autorët

  • Naser Ferri

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi42.3961

Abstrakti

Vepra “Augusto e ilsuo tempo” (Augusti dhe epoka e tij) e autorit Werner Eck, është një ndër biografitë më serioze mbi bazën e fakteve shkencore për perandorin e parë romak dhe themeluesin e Perandorisë Romake, Augustin, e publikuar në gjuhën italiane. Libri “Augusto e ilsuotempo” është i ndarë në 11 kapituj, në të cilat prezantohen: fillimet e Kaj Oktavianit në skenën politike, lidhja e triumviratit, legjitimimi i tij si lider i ushtrisë dhe i shtetit, fitoret e tij ushtarake nga të cilat më em rëndësishmja ishte ngadhënjimi mbi Mark Antonin tek kepi Akcium dhe në Aleksandri, vendosja e sistemit të ri politik, themelimi i perandorisë në formën fillestare të principatit me një perandor (prej kohës së Dioklecianit shndërrohet në Dominat ose Tetrarkit me katër perandorë bashkësundues), vendosja e paqes (Pax Romana) pas luftërave civile dhe pushtimeve që i kishte bërë, pastaj ndërtimi i Romës dhe ngritja e saj në nivel më të lartë të të gjitha kohërave, zgjedhja e çështjes së trashëgimtarit të tij politik dhe vdekja e tij.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2024-02-29

Si të citoni

Ferri, Naser. 2024. “148”. Kosova, no. 42 (February). Prishtinë, Kosovë:253-56. https://doi.org/10.62609/ks.vi42.3961.

Numri

Seksioni

Recension