Referendumi për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, 26-30 shtator 1991, sipas gazetës “Bujku” në Kosovë

Autorët

  • Shkodran Imeraj

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi41.4012

Abstrakti

Vendimi i Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës i 23 shkurtit 1989, për miratimin e projekt-amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës Socialiste të Serbisë dhe vendimi i Kuvendit të Republikës Socialiste të Serbisë, më 28 mars 1989, vendim ky që suspendoi Autonominë e Kosovës, shkaktuan pakënaqësi të madhe në mesin e shqiptarëve të Kosovës. Në shumë qendra të Kosovës u organizuan dhe u mbajtën demonstrata dhe mitingje me të cilat u kundërshtuan ndryshimet kushtetuese. Në mesin e demonstruesve shqiptarë kishte shumë të vrarë dhe të plagosur.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Delegatët shqiptarë të cilët miratuan Deklaratën Kushtetuese, më 2 korrik 1990, dhe Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, filluan detyrën pas mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë në fund të vitit 1989.

  2. Me miratimin e Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990, filloi faza e ngritjes së institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës. Sipas Kapitullit VII të Kushtetutës së Kaçanikut, organet e Republikës ishin: Kuvendi i Republikës, Kryesia e Republikës, Qeveria e Republikës, Gjyqet dhe Prokuroria Publike, Banka Popullore dhe Gjyqi Kushtetues i Kosovës. Shih më gjerësisht: Fehmi Rexhepi, Ngritja dhe funksionimi i institucioneve të Republikës së Kosovës (1990-2000), punim në dorëshkrim..

  3. Kuvendi i Kosovës i cili miratoi Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik 1990 dhe Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, miratoi edhe këto akte kushtetuese dhe politike të shtetësisë së Kosovës:

  4. - Referendumin gjithëpopullor për Kosovën shtet Sovran dhe i pavarur, i mbajtur nga 26 deri më 30 shtator 1991;

  5. - Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, miratuar më 18 tetor 1991;

  6. - Amendamentet kushtetuese në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të miratuara më 19 tetor 1991; si dhe,

  7. - Zgjedhjet e para të lira dhe shumë partiake për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe për zgjedhjen e Kryetarit të Republikës, të mbajtura më 24 maj 1992. Shih më gjerësisht: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (më tej: ASHAK), Akte të Kuvendit të Republikës së Kosovës, 2 korrik 1990-2 maj 1992, Prishtinë 2005.

  8. ASHAK, Akte të Kuvendit të Republikës së Kosovës, 2 korrik 1990 - 2 maj 1992, Prishtinë 2005, f. 99-101.

  9. Gazeta “Bujku”, Prishtinë 26 shtator 1991, f. 4.

  10. Duhet potencuar faktin se Kuvendin i Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 22 shtator 1991, me një Vendim (shih më gjerësisht: Kuvendi i Republikës, Vendimi KK Numër 3/91, Prishtinë, 22 shtator 1991), shkarkoi nga detyra kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Gjorgje Bozhoviq dhe në vend të tij emëroi Iliaz Ramajlin. Ndërsa, për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u zgjodhën prof. dr. Skënder Skënderi dhe mr. Ramadan Kelmendi. Shih më gjerësisht: Gazeta “Bujku”, Prishtinë, 24 shtator 1991, f. 1-3.

  11. Po aty, 24 shtator 1991, f. 1.

  12. Po aty, 26 shtator 1991, f. 1.

  13. Po aty.

  14. Po aty.

  15. Po aty, 26 shtator 1991, f. 3.12 Po aty, 26 shtator 1991, f. 3.

  16. Po ashtu Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka përshëndetur zgjedhjen e Iljaz Ramajlit në krye të Kuvendit të Kosovës si dhe të Skënder Skënderit dhe të Ramadan Kelmendit për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Po aty, 26 shtator 1991, f. 3.

  17. Po aty, 26 shtator 1991, f. 3.

  18. Po aty, f. 4.

  19. Po aty, 27 shtator 1991, f. 1.

  20. Po aty, 27 shtator 1991, f. 1.

  21. Fletëvotimi për Referendumin për Kosovën shtet i pavarur dhe sovran ishte i përpiluar në tri gjuhë: në gjuhën shqipe, në gjuhën serbe dhe në gjuhën turke.

  22. Po aty, 27 shtator 1991, f. 3.

  23. Po aty, f. 1.

  24. Po aty, f. 3. Duhet theksuar së edhe në komunën e Vushtrrisë, qytetarët e saj, me të madhe ju përgjigjen thirrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës për të dal dhe për të votuar për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Shih më gjerësisht: Gazeta “Bota Sot”, Prishtinë, 15 qershor 2010, f. 18; Prishtinë, 17 qershor 2010, f. 17.

  25. Gazeta “Bujku”, Prishtinë 27 shtator 1991, f. 3. Në raportin e gazetës “Bujku” për Gjakovë, theksohet së më 26 shtator 1991, në ditën e parë të votimit në Referendum, policia serbe vizitoi të gjithë objektet e shkollave fillore dhe të mesme në të cilat janë të vendosur qendrat e votimit dhe shqiptarët dhe pakicat e tjera përveç serbëve po votonin në Referendumin për Kosovën shtet i pavarur dhe sovran.

  26. Gazeta “Bujku”, Prishtinë 27 shtator 1991, f. 3.

  27. Po aty.

  28. Po aty.

  29. Po aty.

  30. Po aty.

  31. Po aty. Po ashtu nga ky raport shkoqisim një pjesë të komenteve të qytetarëve të komunës së Shtimes: “...Me dëshirën për pavarësi, liri dhe demokraci me të fortë se rapresaljet policore hegjemoniste serbe, të cilat po mundohen ta pamundësojnë këtë plebishit gjithëpopullor.”

  32. Po aty, f. 3.

  33. Komisioni Qendror kishte hapur vende të votimit edhe në disa shtete të Evropës, SHBA-së dhe të Australisë, që bashkatdhetarët tonë të cilët jetonin atje të kenë mundësi që të votojnë në Referendumin për Kosovën shtet i pavarur dhe Sovran.

  34. Po aty, 4 tetor 1991, f. 1.

  35. Po aty, f. 4.

  36. Po aty, 8 tetor 1991, f.1.

  37. Po aty, 10 tetor 1991, f.1.

  38. ASHAK, Akte të Kuvendit..., f. 114-115.

Downloads

Botuar

2024-03-01

Si të citoni

Imeraj, S. (2024). Referendumi për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, 26-30 shtator 1991, sipas gazetës “Bujku” në Kosovë. Kosova, (41), 205–219. https://doi.org/10.62609/ks.vi41.4012

Numri

Seksioni

Artikuj