Përdorimi i fusnotave dhe standardizimii tyre

Autorët

  • Izber Hoti

Abstrakti

Shënimet në fund të faqeve të studimeve shkencore, apo fusnotat, janë me rëndësi të veçantë për të gjitha shkencat. Që në fillim duhet theksuar se termi fusnotë nuk ka veçantitë shpre- hëse të mirëfillta, por ashtu e përdorin shkencëtarët në mbarë botën, pran- daj nuk ka arsye që ne të veçohemi. Bëhet ky sqarim, ngase në kuadrin e shënimeve plotësuese shkencore bëjnë pjesë edhe referencat, që janë, pa dyshim, diçka tjetër nga fusnotat, anipse marrin karakterin e këtyre shënimeve kur përdoren në këtë formë të shprehjes shkencore. Përdorimi i mirëfilltë i shënimeve plotësuese nga shkencëtarët shton vlerën e punimeve shkencore dhe dëshmon pjekurinë e tyre. Kjo është arsyeja që në botë kësaj çështjeje i është kushtuar kujdes i veçantë, që nuk mund të thuhet se kështu ndodh edhe tek ne. Si pasojë e kësaj mos- përfilljeje dhe lëshimi në studimet shkencore shqiptare haset laryshi e madhe e përdorimit të fusnotave, madje hasen edhe gabime e dështime të plota të zbatimit të kësaj pjese të aparaturës shkencore. Thënë shkurt, njohuritë e fituara shkollore dhe universitare nuk janë të mjaftueshme, prandaj kësaj çështjeje do të duhej t’i kushtohej kujdes më i madh.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2024-07-24

Si të citoni

Hoti, I. (2024). Përdorimi i fusnotave dhe standardizimii tyre. Kosova, (24-25), 295–301. Retrieved from https://albanica.al/revista_kosova/article/view/5054

Numri

Seksioni

Artikuj